Aktuale

Ndjekje si në filma, 21 vjeçari nga Lushnja braktis makinën me drogë

13 doza heroinë dhe 25 doza kanabis sattiva, janë sekuestruar nga policia e Lushnjës, ndërsa po punohet për kapjen e një personi i cili dyshohet se është personi që kishte drogën.

Shtetasi T.A 21 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Benz ne targa Pn 906 PHT, nuk i është bindur punonjësve të policisë së Komisariatit Lushnje për të ndaluar por është larguar me shpejtësi.

“Pasi është ndjekur nga punonjësit e policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap në brendësi të fshatit Kashtëbardhë. Nga kontrolli i ushtruar në automjet, ju gjetën 19 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan 13 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe 6 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. U sekuestrua dhe automjeti me të cilën udhëtonte pasi nga verifikimet e kryera dyshohet i trafikuar”, informon policia.

Sekuestrohen:

13 doza lëndë narkotike Heroinë

25 doza lëndë narkotike Cannabis Sattiva

Automjeti tip Benz me targa Pn 906 PHT

2 telefona celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mosbindje e urdhrit të punonjësit te policisë” parashikuar nga Nenet 283, 141 dhe 242 të Kodit Penal.