Elita Rudi dhe Gjiko sot (e enjte) kanë pranuar urime të shuma për ardhjen në jetë të djalit, mirëpo ka pasur të atillë që janë tallur me emrin që ia kanë vënë.
Elita Rudi dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, mbrëmë (e mërkurë) janë bërë prindër për herë të parë pasi moderatorja solli në jetë një djalë, shkruan lajmi.net.
Foshnjen e sapo lindur ata e kanë pagëzuar me emrin Zëri, e të menjëhershme kanë qenë reagimet e ndjekësve të cilët janë tallur.
Kjo për faktin se njëri prej mediumeve në vendin tonë ka të njëjtin emër dhe dikush prej ndjekësve madje i ka inkurajuar që nëse do ta bëjnë edhe një vajzë të ia lënë emrin e një mediumi tjetër që përket me gjininë femërore./Lajmi.net/