ShowBiz

Ndjekësi do pendohet që ‘talli’ Noizyn! Reperi ka një histori të trishtë për të treguar

Reperi Noizy është aktiv nëpër rrjete sociale me publikimin e fotografive.

Por komentet e ndjekësve nuk janë gjithmonë pozitive, shkruan lajmi.net

Ai së fundmi e ka publikuar një foto në Instagram ku dikush nga ndjekësit e ka kritikuar për shpinën.

E reperi, ndonëse nuk është aktiv në kthimin e komenteve këtë herë ka zgjedhur t’i tregoi se shpina e tij e deformuar është nga njëri prej aksidenteve që ka pësuar.

Në fakt komentuesi mund t’i bie pishman pasi ta ketë parë komentin për historinë e trishtë të reperit./Lajmi.net/