Një tërmet me intensitet prej katër ballësh sipas shkallës Evropione Makrozismike është ndjerë sot në mëngjes në orën 05 e 40 minuta në pjesët juglinore të Republikës së Maqedonisë, njoftoi Opservatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup.
Epiqendra e tërmetit ishte në Greqinë fqinje me magnitudë prej 3,8 ballësh sipas shkallës së Rihterit.
Ky është tërmeti i dytë në 24 orët e kaluara me epiqendër në Greqi i cili u ndje në Maqedoninë Juglindore. I pari është regjistruar dje në orën 13 e 12 minuta me magnitudë prej 4,7 ballësh sipas Rihterit.