Aktuale

Ndërtesën e kaplon zjarri, ka të lënduar

Pesë persona pranuan trajtim mjekësor
Raportohet se në një ndërtesë te njehsorët e rrymës ka shpërthyer një zjarr, me ç’rast kanë pësuar pesë persona.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë dalë në vendin e ngjarjes ku gjatë intervenimit të largimit të banorëve dy zyrtarë policorë dhe tri banore viktima K-Shqiptare, kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve”, thuhet në raportin e Policisë. Policia njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 9:10 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan dhe, sipas tyre, rasti është duke u hetuar.