Më shumë se 12 orë pas ngjarjes së rëndë, ka ndërruar jetë në spitalin e traumës në Tiranë, biznesmeni Agur Vrenozi, i cili mbeti i plagosur në grabitjen e djeshme në Fier.
Vrenozi prej ditës së djeshme ndodhej në gjendje të rëndë, pasi u qëllua nga grabitësit me plumb në pjesën e ballit. Ai kishte dëmtime të shumta, që i morën dhe jetën, shkruan syri.net.
Vrenozi u përpoq të ndalte grabitjen e këmbimit valutor, që ishte dhe shënjestër e tre grabitësve. Bashkë me të mbeti i plagosur dhe pronari i exchange-it.