Aktuale

Ndërron jetë një person nga Shtimja në Zvicër si pasojë e Covid-19

Një person nga fshati Petrovë e Shtimes me banim në Zvicër ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim në Facebook në faqen zyrtare të Komunës së Shtimes ku edhe është ngushëlluar familja e të ndjerit.

Kjo komunë poashtu ka bërë me dije se mbrëmë në orët e vona nëpërmjet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë informuar së një banor nga fshati Pjetërshticë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Andaj Shtabi Emergjent Lokal në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera kanë marrë të gjitha masat sipas udhëzimeve të përcaktuara nga vendimet e mëparshme të Shtabit Emergjent për mbrojtje nga COVID-19”.

“Pacientit i urojmë shërim si dhe familjes nga Pjetërshtica do t’i jemi afër për çfarëdo nevoje”.

the authorGazetaKNN