Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm gazetari kosovar Ganimet Klaiqi, kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.
Klaiqi ka punuar për shumë vjet si gazetar në të përditshmen ‘Koha Ditore’, ndërsa viteve të fundit angazhimi i tij ka qenë si ligjërues në njërin nga universitetet private në Kosovë.
Gazetari Klaiqi ishte i zëshëm kundër sulmeve ndaj gazetarëve dhe fjalës së lirë.
Postimi i fundit i gazetarit në Facebook
Ky është postimi i fundit i gazetarit
“Të nderuar miq, profesorë, gazetarë, familjarët e mi të dashur,vëllezër e motra,që më rrini pranë në këto ditë të vështira për shërimin tim. Lajmet nga shoqnia po vinë si bombë e kurdisur, pa rrugëdalje,për shkak të mendësisë del të jetë primitive, sepse sulmet ndaj mendimit të lirë janë sulme ndaj vetë historisë njerëzore. Edhe në organizimet më të vjetra lirija e shprehjes ishte dhe mbeti boshtë i demokracise. Mos i sulmoni gazetarët për bindjen e lirë, ata mund të jenë shtyllat që i japin hov luftës kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar! Janë tanët dhe ashtu i duam!”