Pas mesnatës ka ndërruar jetë një burrë nga Gjakova i cili ishte aksidentuar më 3 prill.
Nga lëndimet që kishte pësuar pas goditjes nga vetura, i ndjeri ka qenë duke u trajtuar në QKUK, njofton policia, përcjell Klan Kosova.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është liruar për te familjarët.