Ka vdekur babai i Daniel Craig.
Babai i aktorit, Daniel Craig, Tim Wroughton Craig, ka ndërruat jetë si pasojë e një beteje me kancer në mëlçi, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Daniel dhe i vëllai Harry i qëndruan tek koka e krevatit gjatë gjithë kohës dhe ishin me të në momentet e fundit. Tim është shprehur gjithmonë krenar për aktorin duke mos munguar në asnjë premierë të tij.
Vdekja e babait të aktorit t vjen pikërisht në kohën kur filmi i pestë dhe fundit në rolin e James Bond ‘No Time To Die’, pritet të dalë në kinematë britanike në 12 nëntor. Filmi duhet të shfaqej normalisht në muajin prill, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.