Aktuale

Ndërron jetë 3 vjeçarja, në hetim mjekja e spitalit të Beratit

Një mjeke e spitalit të Beratit do të ndiqet penalisht nga policia në akuzën e mjekimit të pakujdesshëm.

Një vogëlushe 3-vjeçare ka humbur jetën, dhe e ëma, A. D, 41 vjeçe, akuzon mjeken Sh.K, 65 vjeçe për mjekim të gabuar.

Hetimet kanë nisur menjëherë pas kallëzimit të 41-vjeçares.

Fëmija E. D., 3 vjeç ishte shtruar në spitalin rajonal të Beratit, pasi kishte qenë e sëmurë me grip.

Nëna e saj pretendon se shkak ka qenë mjekimi i pakujdesshëm nga ana e doktoreshës.