Aktuale

Ndërpritet vazhdimi i seancës

Kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci, ka ndërprerë vazhdimin e seancës konstituive për shkak se në sallë mungon koalicioni PAN.

Ai tha se në sallë janë 61 deputet por nuk mund të vazhdojnë pa PAN-in. Gjithashtu, tha se për vazhdimin e seancës do të njoftohen me kohë./KosovaPress/