Aktuale

Ndërpritet procedura për dhënien e lejes për ofertë për blerjen e “Makpetrol”-it

Komisioni i letrave me vlerë në seancën e sotme solli konkluzion për ndërprerje të procedurës së filluar sipas Kërkesës për dhënie të lejes për  ofertë për marrje të “Makpetrol”-it,  nga ana e “Balkan Petroleum Holding Limited”.

Procedura, siç kumtoi KLV, është ndërprerë për shkak të zgjidhjes së çështjes paraprake te ndonjë organi tjetër kompetent shtetëror.

“Konkluzioni është në bazë të nenit 1, paragrafi 2 të Ligjit për ndërmarrje të shoqatave aksionare, si dhe në bazë të nenit 147 paragrafi 1 të Ligjit për procedurë të përgjithshme drejtuese. Sipas këtyre dispozitave ligjore, nëse KLV si organ që e udhëheq procedurën, ka hasur në çështje, e cila paraqet tërësi juridike të pavarur në kompetencë të një organi tjetër, e pa zgjidhjen e së cilës nuk mund të vendoset për kërkesën e parashtruar, KLV e ndërpret procedurën, derisa organi kompetent nuk prononcohet sipas çështjes paraprake”, citohet në kumtesë.

KLV informon se procedura sipas kërkesës së “Ballkan Petroleum Holding Limited” do të vazhdojë sipas zgjidhjes së çështjes paraprake nga ana e organit shtetëror kompetent.