Wikileaks ka thënë se një aktor i paidentifikuar shtetëror ia ka ndërprerë qasjen në internet themeluesit të vet, Julian Assange.
Aktivisti i transparencës është duke kërkuar azil në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, në përpjekje për t’iu shmangur ekstradimit për akuzat për sulm seksual, transmeton Express.
Ende nuk dihet se si i është ndërprerë interneti atij.
Së fundmi, Wikeleaks është duke publikuar emaila të fushatës zgjedhore të Hillary Clintonit./Express/