Disa punëtorë të cilat janë duke punuar që nga mëngjesi në murin andej urës së Ibrit e kanë ndërprerë punën përkohësisht.
Ata kanë filluar që ta prejnë një pjesë të murit pasi që kishte tejkaluar gjatësinë e paraparë nga dy metra në një metër e 30 centimentra.
Gazetari i KosovaPress nga Mitrovica raporton se po sot tek muri që po ndërtohet kanë ardhur edhe insepktorë të Ministrisë së Mjedisit me një urdhër për rrënim.
Por kryetari i Mitrovicës së veriut Goran Rakiq u ka thënë atyre se muri nuk do të rrënohet pasi që është në kuadër të marrëveshjes.
“E para ky nuk është mur por rrethojë e shëtitores. Pastaj ky ndërtim që po bëjmë nuk është në kuadër të revitalizimit të urës së Ibrit, por në kuadër të ndërtimit të një shëtitoreje”, tha Rakiq.
Ndërkohë punët janë ndalur përkohësisht deri në një vendim tjetër që pritet nga përfaqësues të BE-së në Kosovë./KosovaPress/