KEDS ka njoftuar se sot para orës 15:00 është shkaktuar një prishje në nënstacionin Prishtina III, aset i KOSTT-it.
Prishja ka ndodhur nga një nënkontraktor po i kësaj kompanie dhe kjo ka bërë që pa energji elektrike të mbet pjesa verilindore e Prishtinës, përkatësisht pjesa nga Tasligjeja deri tek Sofalia.
KEDS thotw se ka nisur menjëherë një ekip në vendin e ngjarjes për të asistuar në riparimin sa më të shpejtë të kësaj prishjeje. Për më tepër informata ju lutem drejtojuni KOSTT-it./KosovaPress/