Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për 30 minuta në mënyrë që grupet parlamentare të harmonizojnë qëndrimet lidhur me rezolutën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në të cilën po kërkohet lirimi i pakusht i Ramush Haradinajt.
Në këtë rezolutë po kërkohet edhe ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, derisa kjo e fundit të heq të gjitha fletarrestet ndaj pjesëtarëve të UÇK-së./KosovaPress/