ShowBiz

Nderohen me yllin në “shëtitoren e famës”

Aktorët Hugh Laurie, Ryan Reynolds dhe Eva Longoria do të shpërblehen me yllin hollivudian në “Walk of Fame” të Hollywood.

Laurie njihet për rolin e tij në serinë televizive “House” e cila u shfaq nga viti 2004 në vitin 2012 dhe Longoria njihet për pjesëmarrjen e saj në serinë “Desperate Housewives”.

Ndërsa, Reynolds njihet për filmat si “Deadpool” dhe “The Proposal”.

Ata do të nderohen për të arriturat e tyre në Los Angeles në vitin 2017./KP