Aktuale

Ndërhyrja e ushtrisë kundër kanabisit, Kodheli: Është qeveria që i konsideron

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u pyet sërish sot për mundësinë e ndërhyrjes së forcave të ushtrisë në luftën kundër kanabisit. Pasi përsëriti qëndrimin e saj kundër, ministrja Kodheli tha se emergjencat konsiderohen të tilla vetëm në rrugë institucionale. “Është Këshilli i Ministrave që i konsideron emergjencat në këtë vend”, u shpreh ajo për gazetarët, pak para fillimit të seancës plenare të Kuvendit.

Dy ditë më parë ministri i drejtësisë Ylli Manjani hodhi idenë e aktivizimit të forcave të ushtrisë kundër kultivimit të kanabisit.Por ministrja e Mbrojtjes reagoi duke kërkuar më shumë seriozitet. “Forcat e Armatosura janë një gjë serioze dhe kur flitet për FA dhe për gjërat serioze që ajo bën duhet të flitet seriozisht. Gjërat serioze kanë të bëjnë me sigurinë ë vendit”, ishte reagimi i ministres Kodheli.