Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes së sotme, ka ndaluar në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë kryetarin e Komunës së Ranillukut, Gradimir Mikiq.
Mikiq është ndalu për kontroll nga Policia e Kosovës, ndërsa ishte me automjetin zyrtar duke u kthyer nga takimi me Marko Gjuriqn në Serbi. Pas kontrollit, atij i janë gjetur në veturë materiale propaganduese të fushatës së zgjedhjeve presidenciale të Serbisë.
Ndalimin e një personi e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Mund të konfirmoj se në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, është ndaluar një person zyrtar me veturë zyrtare, në të cilën kishte materiale të ndryshme zgjedhore për fushatë të zgjedhjeve serbe. Lidhur me rastin, PK-ja ka ndërmarrë të gjitha masat e menjëhershme ligjore duke njoftuar edhe prokurorin kompetent”, ka thënë Kelani.
Ndryshe, në veturën e ku ishte kryetari i Ranillukut janë gjetur materiale të fushatës zgjedhore të Serbisë, konkretisht broshura dhe pano të Aleksandër Vuçiqit, raporton KosovaPerss.