Aktuale

Ndalohet djegja e hamulloreve, dënimi 50 euro

Komuna e Graçanicës ka paralajmëruar qytetarët e saj se është rreptësisht e ndaluar djegja e hamulloreve dhe mbetjeve të tjera biologjike në hapësirat publike.

Siç njoftojnë nga Departamenti i Inspektimit të komunës së Graçanicës, djegja e tyre është e ndaluar dhe paraqet shkelje për të cilën do të shqiptohen gjoba prej 50 eurove dhe do të nisin procedurat për kundërvajtje para gjykatës kompetente.

“Këto kundërvajtje, në rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, përhapjes së zjarrit është një vepër penale,” thuhet në një njoftim të Komunës së Graçanicës.