Aktuale

Ndalimi i Ramush Haradinaj, LRI: I padrejtë, kërkojmë lirimin e menjëhershëm

Kryetarja e LRI-se, Floida Kërpaçi reagoi në lidhje me ndalimin nga ana e autoriteteve franceze të ish- kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ajo nënvizon se Lëvizja Rinore për Integrim në mbështetje të plotë të Ramush Haradinaj!

“Arrestimi i tij është i padrejtë dhe nuk i shërben të ardhmes Evropiane të Rajonit!

Ramush Haradinaj asnjëherë nuk ka pasur frikë nga drejtësia dhe kurrë nuk i është shmangur asaj!

Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të zotit Haradinaj!”, thekson Kërpaçi.