Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në qafën malore Strazhë, Presekë,Gjavatë, Pletvar dhe Mavrovë, si dhe në aksin rrugor Vallandovë-Dojran të Maqedonisë.
Komunikacioni në të gjitha rrugët e Maqedonisë po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë, pas intervenimit të ekipeve nga “Rrugët e Maqedonisë”.
Borë me intensitet të vogël bie në tërë vendin. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.