Aktuale

Ndahet nga jeta ylli i muzikës popullore, Hashim Shala

Rapsodi i famshëm shqiptar, Hashim Shala ka ndërruar jetë.
Hashimi si muzikant ka krijuar dhe kultivuar zhanrin e muzikës burimore folkloristike, shkruan lajmi net.

Në këtë drejtim ai ka bërë edhe mbledhjen e këngëve dhe folklorit në anën e Drenicës. Po ashtu, ka qenë pjesmarrës aktiv në festivalet e muzikës burimore.

Hashim Shala ka vdekur sot më 19 Shtator 2018 në Prishtinë. /Lajmi.net/