Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Heset Cakolli ka ndërruar jetë. Ai ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta të Cakollit është bërë e ditur nga AKR-ja nëpërmjet një telegram ngushëllimi për të ndjerin.
“Përveç veprimtarisë së tij politike në Kosovë, Heset Cakolli do të kujtohet edhe si mik i afërt dhe bashkëpunëtor shumëvjeçar i Aleancës Kosova e Re, kontributi i të cilit në aspektin politik dhe në atë social ishte i jashtëzakonshëm”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Në telegram Aleanca Kosova e Re, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit, Heset Cakolli, me bindjen që në këto momente të vështira, familja Cakolli do të gjej kurajo dhe forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe për të gjithë.