Aktuale

Ndahet buxheti për zgjedhjet e 6 tetorit

Ministria e Financave ka ndarë buxhetin për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Të martën, KQZ në mbledhjen e saj kishte kërkuar 5 milionë e 698 mije euro nga institucionet përkatëse për organizimin e zgjedhjeve.

Edhe gjatë ditës së djeshme ish-ministri I Financave, Bedri Hamza ka deklaruar se do t’i alokojnë mjetet për KQZ-në.

Ndërsa, mjetet pritet të dalin në llogarinë e KQZ-së, gjatë 24 orëve të ardhshme.

Ndryshe, Ministria e Financave kishte mbetur peng i Kushtetueses për një opinion se si të veprojë në këtë rast për shkak të gjendjes së krijuar që nga rënia e Qeverisë Haradinaj./FaktePlus/

the authorBurbuqe Metolli