Kryesia e Kuvendit ka bërë ndarjen e komisioneve parlamentare.
Kështu Lëvizja Vetëvendosje do të udhëheq katër komisione, atë për Legjislacion, Arsim, Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe komisionin për mbikëqyrje të AKI-së.
PDK do të udhëheq Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Administratë Publike dhe Integrime Evropiane, LDK Komisionin për Buxhet, atë për Punë të Jashtme dhe Financa Publike.
AAK dhe Nisma do ta udhëheqin nga një komision atë për Bujqësi dhe Komisionin për Siguri ndërsa Lista Serbe Komisionin për Komunitete./KosovaPress/