Aktuale

Ndahen çmimet për shkrimet më të mira

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me projektin Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) – Swisscontact organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve lidhur me artikujt e botuar pas punëtorisë dy-ditore me gazetarë të mbajtur në nëntor 2016.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi ka qenë rritja e vetëdijesimit dhe kapaciteteve të gazetarëve për rëndësinë e rolit të gruas në ekonominë e Kosovës./KosovaPress/