Sot mbahet ceremonia solemne për dorëzimin e çmimeve të Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2016.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje do të dorëzohen tri çmime: Çmimi i parë për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” do t’i dorëzohet autorit Ag Apolloni për dramën “Hamleti im”, çmimi i dytë për dramën “Bosh me rudha” të autores Ulpiana Maloku dhe çmimi i tretë i dorëzohet Brikena Sopit për dramën “Rropatje”.
Ceremonia zhvillohet në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi./KosovaPress/





















