Aktuale

Ndahen 11 milionë euro për furnizim me barna

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 11 milionë euro per Ministrinë e Shëndetësisë.

Ministri i Financave Bedri Hamza tha se kjo shumë i ndahet MSH-së për furnizim me barna.

Edhe ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka thënë se këto mjete do të përdoren për sigurimin e barnave dhe për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës./KosovaPress/