Rajon & Botë

Navalny shpallet i papërshtatshëm për zgjedhjet presidenciale në Rusi

Opozitari kryesor i Kremlinit, Alexei Navalny, nuk ka më të drejtë të paraqesë kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale që mabhen në marsin e vitit 2018, për shkak të dënimit me pesë vite burg me kusht për përvetësim fondesh, njoftoi sot Komisioni Qendror Zgjedhor.

“Aktualisht, Alexei Navalny nuk ka të drejtë të zgjidhet”, njoftoi Komisioni në një deklaratë.

Navalny, i cili njihet si opozitari kryesor i presidentit Vladimir Poutine, u shpall fajtor në fillim të shkurtit për përvetësim fondesh në vitin 2009 me vlerë rreth 400.000 eurosh, në dëm të një shoqërie publike për shfrytëzimin e pyjeve, ndërsa mbante poston e këshilltarit të guvernatorit liberal të rajonit të Kirovit.