Rajon & Botë

NATO vë 300 mijë trupa si gatishmëri ndaj tensioneve me Rusinë

Deri në 300,000 trupa të NATO-s janë vënë në gatishmëri për shkak të tensioneve në rritje midis Rusisë dhe shteteve baltike.

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, tha se aleanca shpreson të përshpejtojë vënien në gatishmëri  të mijëra trupave të saj , si përgjigje  ndaj një situate të mundshme luftarake, shkruan Indepedent.

Në tetor, është raportuar  se NATO ishte duke u përgatitur stacionimin  e 4.000 trupave në kufirin rus me shtetet baltike, i cili është cilësuar si “bllokada” më e madhe ushtarake që prej Luftës së Ftohtë.

Trupat do të thirren nga  të gjitha kombet  pjesë e aleancës, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe./KosovaPress/