Rajon & Botë

NATO reagon ashpër pas sulmeve në Siri

Sekretari dhe Gjenerali i NATO’s, Jens Stoltenberg është deklaruar për sulmet ajrore të SHBA’së kundër regjimit vrasës të Presidentit të Sirisë, Bashar Al-Assad.

Sekretari i NATO’s, Stoltenberg thotë se Assad mban përgjegjësinë e plotë për sulmet që i bëri SHBA’ja ndaj Sirisë, pasi që qeveria e tij kishte urdhëruar vrasjen e civilëve me anë të armëve kimike, njofton BBC, transmeton Gazeta Express.

“Çdo përdorim i armëve kimike është i papranueshme, nuk mund të ikë pa përgjigje, dhe ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë Stoltenberg.