Konkursi është i hapur deri më 14 gusht 2017.
Shkencëtarët e qeverisë amerikane po punojnë shumë në mënyrë që ta pëmirësojnë mbrojtjen. Mirëpo, në agjencinë e Gjithësisë sundon frika e madhe nga jashtëtokësorët, për çka NASA ka hapur konkurs për vendin e punës: “oficer për mbrojtje të planetit Tokë nga jashtëtokësorët”. Ndërsa rroga “është imtësi, vetëm 187.000 dollarë”.
Oficeri për mbrojte të planetit do të angazhohet në mënyrë që t’i bindë njerëzit që mos t’i kontaminojnë planetët, hënat dhe objektet tjerë në gjithësi. Gjithashtu duhet të ndihmojnë që të pengohet shpërndarja e çfarëdo mikrobeve jashtëtokësore në Tokë.
Detyra e tij do jetë që kohë pas kohë të udhëtojë nëpër qendrat e gjithësisë nëpër gjithë botën dhe të mbikëqyrë gjendjen në ato qendra.
Kandidati duhet të ketë së paku një vit eksperiencë si zyrtar civil i qeverisë në nivelin më të lartë, plus duhet të ketë “dijeni të përparuar” mbi mbrojtjen e planetëve dhe gjithë çka nënkupton kjo.
Puna nënkupton shumë koordinim ndërkombëtar. Hulumtimi i gjithësisë është i shtrenjtë, dhe shpenzimet shpesh i ndajnë shumë vende, kështu që agjencia ka nevojë për dikë me aftësi të mira diplomatike.
Gjithashtu është e nevojshme diploma e shkallës së lartë të fizikës, inxhinierisë apo matematikës. NASA pranon aplikacionet në usajobs.gov prej 13 korrikut deri 1 gusht.