Rajon & Botë

NASA hap vend pune për ata që duan ta mbrojnë tokën nga alienët

NASA ka hapur vend pune për Oficer të Mbrojtjes Planetare, ku si pjesë e punës hyn mbrojtja e Tokës nga alienët.

Vendi punës kërkon të qenurit në udhëtime në mënyrë të vazhdueshme, mirëpo rroga është shumë e lartë me një shumë prej 187 mijë dollarësh.

Kontrata është e paraparë të zgjasë 3 vjet mirëpo me mundësi shtyrje për pesë vite dhe gjithashtu mund të ketë edhe udhëtime në gjithësi, si p.sh. në planetin Jupiter, në vitin 2020.