ShowBiz

Naomi Campbell befason me ‘piercing’ nga hunda tek veshi

Ajo nuk heziton të rrezikoj kur është fjala për tu dukur me stil.

Supermodelja e famshme, Naomi Campbell, ka mahnitur të gjithë kur është paraqitur të mërkurën mbrëma në një ngjarje të organizuar nga WSJ.Magazine në New York, transmeton arbresh.info.

Modelja 47 vjeçare kishte veshur një fustan të zi, duke shfaqur kështu format e saj trupore bombastike.

Ajo po ashtu ka lënë përshtypje me vathët e saj të cilët lidheshin nga hunda tek veshi./arbresh.info/