Ai madje ka thënë se para shumë kohësh ka kërkuar nga partia e tij, që është në Qeveri, të punojë për miratimin e një ligji që do t’u jepte qytetarëve të drejtë për të vendosur vet për bashkim me Shqipërinë.
Ndërkohë, lidhur me çështjen e demarkacionit, deputeti i PDK-së ka thënë se ai nuk ka hequr dorë nga qëndrimi tij kundër këtij versioni, derisa ka shtuar se meritat që demarkacioni nuk ka kaluar i kanë deputetët e shumicës dhe jo opozita.
Ai po ashtu është shprehur i bindur se si kryeministri,por edhe partitë tjera do të pajtohen që të fillojë një proces i ri i rishikimit të demarkacionit, gjë që, sipas Hasanit, do të ndikonte edhe në procesin e liberalizimit të vizave. “Edhe BE-ja do të hiqte dorë nga kërkesa që të votohet vija kufitare Kosovë-Mali i Zi”, tha ai.





















