Aktuale

Nait Hasani ia zë vendin Haradinajt

Nait Hasani nga PDK, do ta zërë vendin e kryeministrit Ramush Haradinaj në kuvend, pasi që ky i fundit tash e tutje do ta ushtrojë detyrën e tij në qeverinë e Kosovës

Kështu ka njoftuar kryeparlamentari Kadri Veseli sot, në fillim të seancës.

Kurse, Pal Lekaj, do të zëvendësohet nga Bekë Berisha, meqë ky i fundit tashmë është zgjedhur ministër.

Gani Dreshaj zëvdësnon Rrustem Berishën, Imet Rrahmani Behgjet Pacollin dhe Bahri Shabani, Rasim Demirin.

Të gjithë këta janë betuar sot para kolegëve të tyre deputetë.