Naim Bazaj është tërhequr nga gara për kandidat për kryetar komune të Drenasit.
Burime të KosovaPress-it kanë konfirmuar se Bazaj i ka ofruar sot dorëheqjen Komisionit Qendror Zgjedhor, në ditën kur edhe pritej të bënte shpalljen e kandidaturës.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit do të mbahen më 4 dhjetor të këtij viti./KosovaPress/