Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka kritikuar edhe njëherë Qeverinë Hoti, për menaxhimin e gjendjes me pandeminë Covid-19, raporton Gazeta Express.
Ajo ka thënë se situata me pandeminë është jashtë kontrollit, dhe se Qeveria është një prej faktorëve kyç për krizën në vend.
“Ne jemi në një krizë të shumanshme nga Covid. Situata është jashtë kontrollit. Është e qartë se kjo Qeveri nuk po ja del ta menaxhoj më këtë krizë, madje është një nga faktorët se pse kriza është kështu siç është. Mbi të gjitha askush nuk e di si do të kalojnë tre muajt e ardhshëm”, ka thënë ajo./Express/