Rajon & Botë

Myslimanët në gjithë botën po festojnë Kurban Bajramin (FOTO)

Besimtarët myslimanë në gjithë botën këtë të premte festojnë festën e Kurban Bajramit, që mbahet pas kryerjes së Haxhit, pelegrinazhit të përvjetshëm në Mekë.

Kjo festë disa ditore, e njohur si Festa e Sakrificës, është një prej dy festave më të rëndësishme për myslimanët, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Në këtë festë kujtohet vullneti i Ibrahimit për ta sakrifikuar të birin e tij për Zotin në këtë ditë. Kjo ditë tash shënohet me sakrificën tradicionale të një kafshe (kurbani).

Më poshtë keni disa fotografi, nga në vendet, si: Egjipt, Indonezi, Kinë e Xhakarta.