Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli gjatë vizitës së tij te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugovës ka qenë i shoqëruar edhe nga një zyrtar i huaj, por ky i fundit ka rrëshqitur në akull dhe është rrëzuar.
Mysafiri special i Pacollit është rrëzuar pak para se të mbërrijë te varri i Rugovës për të bërë homazhe. I njejti është ndihmuar nga ekipi i Pacollit, shkruan Gazeta Express.
Gjatë ditës së sotme liderët shtetërorë dhe shumë fytyra tjera publike kanë bërë homazhe te varri i Rugovës.
Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake./Gazeta Express