Aktuale

Mustafa: Vizat do liberalizohen, Demarkacioni do të ratifikohet

Kryeministri i vendit Isa Mustafa ka thënë se Kosova është e përkushtuar që ta përmbush kriterin e fundit për vizat e që është Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Kreu i ekzekutivit pas nëj takimi njoftues që pati sot me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova potencoi se Kosova është e përkushtuar  edhe në dialogun me Serbinë.

Numri një i Qeverisë bëri me dije  se ka ftuar BE-në që t`i bëjë presion Serbisë sepse sipas tij ata po bëjnë zvarritje në këtë proces.

Nga ana e saj, e dërguara e Bashkimit Evropian në vendin tonë Nataliya Apostolova ka theksuar se Kosova është lart në agjendën e BE-së, njofton Klan Kosova.