Aktuale

Mustafa vazhdon emërimet, Kajtazi dhe Toçi janë ministrat e rinj

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë se kabineti qeveritar është plotësuar me ministra të rinj.
Ministrat e rinj janë zgjedhur pasi që disa prej ministrave të deritashëm janë liruar nga detyra pasi janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit.

Sipas Mustafës, ministrat e rinj janë: Emanuel Demaj, ministër i Punëve të Jashtme, Kurtan Kajtazi ministër i Bujqësisë dhe Valentin Toçi, ministër i Tregtisë.

“Të gjithë sektorët i kemi mbuluar me përgjegjës”, tha kryeministri Isa Mustafa. /kallxo.com/