Aktuale

Mustafa i uron Ditën Nacionale homologut francez Valls

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka uruar Ditën Nacionale të Republikës Franceze kryeministrit francez, Manuel Valls.

Sipas njw njoftimi pwr media, në telegramin e urimit, kryeministri Mustafa thekson përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar marrëdhëniet dhe partneritetin me Francën.

“Ne ju jemi mirënjohës për përkrahjen që ju i keni ofruar Kosovës në të gjitha kohët. Ne ndajmë të njëjtat vlera, vlerat evropiane të paqes, të humanizmit dhe të tolerancës. Me këtë rast, unë jam i bindur se partneriteti ndërmjet dy vendeve tona dhe bashkëpunimi do të zgjerohen më tutje, në të gjitha fushat”, shkruan kryeministri Mustafa, në telegramin e urimit dërguar homologut francez Valls./KosovaPress/