Aktuale

Mustafa uron besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.

Mustafa ka thënë se ky muaj është i sakrificës dhe solidaritetit por edhe i vendosmërisë dhe përkushtimit individual.

“Të gjithë besimtarëve dhe prijësve fetar islam të Kosovës u uroj fillimin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit. Është ky muaj i sakrificës dhe solidaritetit por edhe i vendosshmërisë dhe përkushtimit individual. Le të jetë ky përkushtim shembull që na bashkon të gjithë ne”, ka shkruar Mustafa./ Lajmi.net/