Aktuale

Mustafa thirr për nesër mbledhje të kryesisë

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka thirrur për nesër mbledhje të kryesisë së partisë, raporton Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Lidhja Demokratike.

Në këtë njoftim thuhet se Mustafa e ka thirrur mbledhjen për nesër në ora 16:30, në Selinë Qendrore të LDK’së.

“Nesër (e martë), më datë 2 qershor 2020, në orën 16:30, në selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë”, thuhet në njoftim, derisa, bëhet e ditur se pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie.

LDK ndërkaq sot pritet të dorëzojë në Kuvend kërkesën për seancën ku pritet të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin.

the authorGazetaKNN