Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se pret që shumë shpejtë ministrat serbë të kthehen në qeveri ,e po ashtu dhe të emërohen ministrat në ministritë, të cilat tashmë po udhëhiqen nga ushtrues detyre.
“Qeveria po punon në mënyrë normale. Normalisht i kryen punët pa ndonjë pengesë. Kemi dhe mbulesë tek ministrinë të cilat s’kemi, ministrinë e mjedisit kemi caktuar ushtrues detyre zv ministrin përkatës. Në Ministrinë e Integrimeve po presim të kemi propozim më shpejtë do të plotësojmë këtë. Dhe unë po ashtu pres që së shpejti do të kthehet Lista serbe dhe ministrat serb të vazhdojnë punën . Edhe pse ata po shprehen se e kanë ngri aktivitetin ata po punojë në ministritë e tyre po s’po marrin pjesë akoma në mbledhje të Qeverisë”, tha ai.
Ndërsa sa i përket iniciativave konkrete për matje të territorit të Kosovës, Mustafa tha se do t’i bëjë ftesë opozitës e shoqërisë civile që të caktojnë ekspertët e tyre, të bëhet matja dhe të shihet se ka humbur apo jo Kosova territor me Malin e Zi.
“Unë do tu dërgojë ftesa tani. Në të vërtetë kërkesa të gjithëve dhe partive opozitare dhe shoqërisë civile që ata të caktojnë ekspertët e tyre, të bahet matja. Nuk dua ta pengoj askënd. Sepse të gjithë ne dëshirojmë dhe unë dëshiroj si kryeministër i vendit, që të kem një ekzaminim të ekspertëve dhe të thonë se sa është sipërfaqja e Republikës së Kosovës. Duke marrë parasysh kufijtë ekzistues që i kemi tani. Sepse ata po thonë se nuk i keni përfundu kufijtë me Serbinë. Si kemi përfunduar me Serbinë. Kufiri me Shqipërinë është ai që ka qenë përpara ndërmjet Jugosllavisë dhe Shqipërisë, që është kufi i Kosovës me Shqipërinë. Me Serbinë i kemi kufijtë që i ka pasur krahina përpara. Andej po e masim dhe po shohim se në këtë kufi që është caktuar me Malin e Zi, a është ruajt territori i Kosovës apo është humb territor. Dhe atë info rmatë të ia japim qytetarëve. S’duhet kërkujt t’i pengoj. Në qoftëse vijmë në konstatim se është territori, atëherë mbetet vetëm çështje e tekeve politike. Por nuk kemi arsye ta pengojmë procesin e liberalizimit të vizave. Unë mund të iu them juve, se nuk është vetëm çështje e liberalizimit por është çështje e përkufizimit të sovranitetit të republikës së Kosovës”, tha ai./kp