Aktuale

Mustafa: Takimi i radhës me Kurtin, duhet të jetë takimi i fundit për marrëveshje

Lideri i Lidhjes demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se ai dhe Albin Kurti duhet ta zhvillojnë edhe takimin e radhës mes tyre.Sipas tij, takimi i radhës duhet të jetë i fundit, ku duhet që ose të merren vesh, ose të thonë se nuk po merren vesh.

“Takimi i radhës duhet të jetë takimi i fundit. Ai takim mund të zgjas 30 minuta dhe jo nga 3-4 orë”, tha ai.

Sipas tij, në takimin e radhës ose duhet të merren vesh, ose të tregojnë se nuk ka marrëveshje.

“Ajo është ofertë që ne e kemi trajtuar gjatë bisedave tona, ne kemi kërkuar që LV pas datës 26 të sqarojë pozicionin e saj lidhur me partneritetin e mëtutjeshëm dhe si e shohin ata vendin e LDK-së në këtë partneritet. Së pari të sqaroj që ne nuk duam të bëjmë asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje nëse nuk është marrëveshje partneriteti, në të cilën dy palët do të ndiheshin të fuqishëm për aq sa kanë marrë besimin e qytetareve të Kosovës. Në këto biseda ne e kemi dhënë pozicionin e saj për mënyrën se si të përafrohemi dhe gjejmë zgjidhje, pa marrë parasysh si e cilësojmë në si zgjidhje politike, si ofertë ose si bazë për arritje të marrëveshjes, ato kanë qenë qëllime të tona dhe kemi prit se LV do t’i mirëpret në mënyrë që vendi të ketë zgjidhje nga zgjedhjet”, ka deklaruar ai.Kreu i LDK-së thotë se nuk e kanë vlerësuar atë që ka propozuar LDK-ja, e që e njejta shton se do të vlerësohen në organet e partisë.

“Ne nuk kemi ta vlerësojmë atë që na ka shkruar Vetëvendosje sepse ne në qoftë se e trajtojmë në organet tona trajtohen vetëm parimet mbi të cilat ne vazhdojmë të bëjmë biseda, në asnjë rast nuk kemi kërkuar shtim të ministrive, ndryshim, këmbim të ministrive, por, kemi kërkuar marrëveshje të partneritetit, prandaj si të tillë nuk e shqyrtojmë një pozicionim të tillë por i trajtojmë qëndrimet tona. Qëndrimi i këshillit ka qenë ky që ne të kemi këto pozita dhe çdo ndryshim nuk mund të bëhet pa marrje të verifikim në organet tona”, ka thënë ai.

the authorGazetaKNN