Aktuale

Mustafa sistemohet në MTI, largohet Kastrati

Avni Kastrati, zyrtarisht nuk do të jetë më zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë, post të cilin e ka mbajtur që nga qeverisja e kaluar.Në vend të tij, nga sot është sistemuar Nehat Mustafa, zëvendësministri i deritashëm i Punëve të Brendshme, shkruan AktivPress.

Për ardhjen e tij në MTI, është njoftuar stafi i kësaj ministrie që në orët e mëngjesit.Ky ndryshim në MTI është mbështetur në vendimin e kryeministrit Isa Mustafa, të cilin e ka nxjerr javën e kaluar.